Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Putini shpalli mobilizimin, burrat rus tentojnë t’ia “mbathin” nga lufta. Rriten fluturimet drejt Turqisë

19:12 / September 21, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroport
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm disa orë pas konferencës së jashtëzakonshme të presidentit Vladimir Putin, rusët po braktistin vendin.

Sipas mediave të huaja mësohet se fluturimet pa kthim nga Rusia janë rritur në orët e fundit. Ndonëse, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, u shpreh se rekrutimi i trupave do të bazohet vetëm te ata me përvojë si ushtarë profesionistë, kërkimet në internet për të blerë bileta për fluturimet “arratisjeje” janë në rritje.

Megjithatë, për shkak të urdhrit të rekrutimit, linjat ajrore ruse kanë ndaluar shitjen e biletave për burrat e moshës 18 deri në 65 vjeç . Biletat do të shiten vetëm pas miratimit nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

Fluturimet nga Moska drejt kryeqyteteve të Gjeorgjisë, Turqisë dhe Armenisë, të cilat nuk kërkojnë viza për rusët, u bënë të pamundura pak minuta pas fjalimit të Putinit. Rreth 12 fluturime direkte nga Moska për në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan nuk u shfaqën as në faqen përkatëse të internetit.

Moska është në një trajektore të përshkallëzimit të armiqësive pas fjalimit të presidentit rus, i cili shpalli mobilizim të pjesshëm shtatë muaj pas pushtimit të Ukrainës dhe ndërkohë që vendi i tij ka pësuar disfata të rëndësishme.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.