Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion” në lidhje me situatën në Ukrainë. Rama tha se veprimi i Putin për të sulmuar Ukrainën ka unifikuar Europën në shumë pak ditë.
Kryeministri foli dhe për takimin që ka patur me ministrin e Jashtëm të Rusisë Lavrov gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e drejtimit të OSBE.
“E vërteta është që Putini e ka unifikuar Europën në shumë pak ditë duke e rikthyer ne kohët më të arta të unitetit të saj.
Jeni takuar me Lavrov në cilësinë e drejtuesit të OSBE?
Po jam takuar dhe kemi patur bisedë të gjatë. Ka qenë e qartë se Rusia ka patuar një pezmatim në raport me Ukrainën dhe me silljen e Perëndimit. Nuk mund të them kurrë që e kam ndjerë këtë gjë, se përveç shërbimeve inteligjente amerikane, askush nuk e dinte se Putini do të pushtonte Ukrainën. Shqipëria sot gjendet në kulmin e politikës së jashtme për shkak të pozicionit në Këshillin e Sigurimit të OKB, gjendjen në një situate të jashtëzakonshme dhe se SHBA ka kërkuar që Shqipëria të jetë bashkëpenëmbajtëse e dosjes së Ukrainës.
