Avokat Spartak Ngjela nuk i ka kursyer komentet pozitive dhe simpatinë që ai ka për moderatoren e njohur Bora Zemani.
Pas deklaratave ku ai e cilësonte atë si ikonë të bukurisë, sërish i ka thurur lavde. Në një intervistë për News24, Ngjela është shprehur se ato që ka shprehur për moderatoren janë komplimente.
“Ajo ka pushtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj”, tha Ngjela.
Ndërsa i pyetur nëse është i dashuruar, avokati u shpreh se nuk mund t’i bëhet kjo pyetje, por siguroi se ka raport erotik me dikë, për të cilën nuk dha më shpjegime.