Policia e Lezhës ka identifikuar autorin që qëlloi mesnatën e djeshme ndaj makinës së një 25-vjeçari në Lezhë.
Sipas policisë së Lezhës ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa autri E. Sh është shpallur në kërkim.
Lexo edhe – Qëllohet me armë drejt makinës së 25-vjeçarit. Detajet e policisë
NJOFTIMI I PLOTE
Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori.
Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.
Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.
Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.
