Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qëlloi më armë në mes të fshatit, Josif Kavaja lihet në burg, 45-vjeçari rrëfehet: Më provokonte një banor

17:35 / December 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Josif Kavaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 45-vjeçarin, Josif Kavaja,  i cili tmerroi fshatin Zavalinë para disa ditësh, ku qëlloi me armë zjarri edhe ndaj policisë së Shtetit. Gjatë seancës që u zhvillua në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie dhe në zbatim të rregullave kundër Covid-19, Josif Kavaja është shprehur se nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, siç u deklarua në media.

Në seancë, ai ka shpjeguar dhe rrjedhojën e ngjarjes duke thënë gjithçka ka nisur si pasojë e provokimeve të bëra nga një tjetër banor i zonës me të cilin ka pasur vazhdimisht probleme. Kavaja ka mohuar se  vuan nga probleme të shëndetit mendor, por gjykatësi ka vendosur që 45-vjeçari t’i nënshtrohet edhe një ekzaminimi psikik.

Ndërkohë, Prokurori i çështjes Xhelian Saferi ka ngritur edhe dy akuza të tjera ndaj Josif Kavajës atë te ‘Tentativë vrasjeje të efektivave RENEA’ dhe ‘Tentativë vrasje të efektivave të policisë së shtetit’.

Kavaja terrorizoi fshatin Zavalinë para disa ditësh dhe qëlloi me armë zjarri drejt banorëve dhe efektivëve të policisë. Pas mjekimit, ai u dërgua në polici për tu marrë në pyetje dhe eskpertët paraprakë dolën në përfundimin se Josif Kavaja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë pas 12 orësh arrati, në fshatin Zavalinë të Elbasanit,  Josif Kavaja është arrestuar mëngjesin e 26 dhjetorit.

Josif Kavaja tirananews
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.