Kyvet Balaj është efektivi i Policisë së Shtetit që qëlloi me armë zjarri refugjatin në Milot – Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, duke i shkaktuar një plagë në brinjë, por fatmirësisht nuk i rrezikoi jetën. Për efektivin 29-vjeçar kanë nisur hetimet pasi deri më tani, ndërsa derisa Agjencia e Mbikqyrjes Policore të dalë në një përfundim, Balaj është pezulluar nga detyra e tij. Por ende nuk është e qartë sesi ka ndodhur ngjarja. E gjitha nisi pasi të riut i kishte marrë vëmendjen një furgon Volkswagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, ndaj dhe u vu në ndjekje të tij, së bashku me kolegët “Shqiponja”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
