Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qëlluan me armë ndaj kompleksit, policia jep detaje për operacionin në Yrshek. Ja çfarë u gjet

13:15 / June 19, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armet yrshek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bëri të ditur rezultatin e operacionit të koduar “Yrsheku” ku ka zbardhur ngjarjen ku u qëllua me armë zjarri ndaj një kompleksi në autostradë.

Bëhet e ditur se në bazë të informacioneve të mara u zbulua se shtëpia e G.H në Yrshek përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/266064397937282/

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Yrsheku”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6

Gjatë operacionit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal.

Gjenden në banesë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata.

Vihet në pranga pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në fshatin Yrshek, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit G. H.

Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M.

Gjithashtu, po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se banesa e shtetasit G. H. mund të përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal.

Bazuar në këto informacione, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacioni “Yrsheku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi G. H. dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. H, shërbimet e Policisë zbuluan një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe shtetasi G. H.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

arme kompleksi yrshek
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.