Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Qëlluan me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit, policia arreston tre persona në Dibër

09:01 / January 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një përplasjeje me armë zjarri të ndodhur në 20 nëntor 2020, ditën e sotme Gjykata e Dibrës vendosi masën “Arrest me burg” për 2 persona dhe “arrest në shtëpi” për një tjetër.

Në kuadër te operacionit policor “Liqeni i Zi” u be ekzekutimi i masave te sigurise dhe arrestimi i shtetasve: Shaqir Tollja, Erlind Tollja, Aleksander Algeri dhe Loraldo Lika.

Kujtojmë se në 2020 të arrestuarit u përplasën me armë zjarri për shkak të një konflikti për motive pronësie.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi” i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me 20 nëntor 2020, ku dy grupe personash qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit.

Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 1 masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë dhe vijimit të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2020 kundër personit, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë dhe arrestimi i shtetasve:

Sh. T., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

E. T., 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg , aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).

L. L., 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në shtëpi).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, shtetasit Sh. T. dhe E. T., duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi L. L., i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “ Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Dibër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.