mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga puna për rindërtimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, e cila sipas kreut të qeverisë, do të transformohet në një qendër dinjitoze me pajisje bashkëkohore, sipas standardeve të BE-së.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër investim të ri me shumë rëndësi në sektorin e shëndetësisë, rindërtimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, e cila do të transformohet në një qendër dinjitoze me pajisje bashkëkohore, sipas standardeve të BE-së, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.