Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qendra rajonale e inovacionit në Elbasan, Balluku: E vetmja në Ballkanin Perëndimor

17:48 / April 23, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
WhatsApp Image 2024 04 23 at 17.42.42
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Elbasan është ngritur qendra rajonale e inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raw Materials Regional Innovation Center). Kjo qendër e vetmja në Ballkanin Perëndimor, synon të nxisë kërkimin shkencor në sektorin minerar, vazhdimësinë e kërkimeve, zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u mbështetur në inovacion. 

Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila mori pjesë në ceremoninë e hapjes së qendrës bëri të ditur se qendra do të rivitalizojë një nga sektorët më të rëndësishëm, atë minerar. Balluku theksoi se për shkak të të gjithë situatës globale të viteve të fundit, si pandemia apo dhe lufta në Ukrainë, fokusi kryesor i qeverisë apo edhe i qeverive të tjera në Europë dhe me gjerë, nuk ka qenë padyshim tek sektori minerar.

“Filluam të kuptojmë që edhe vendet e vogla, siç është Shqipëria, mund të jenë shumë të rëndësishme për kontributin e industrisë minerare dhe si rrjedhojë e lëndës së parë që mund të përdoret nga industria automotive sot dhe deri tek burimet e energjisë së rinovueshme. Kjo lëndë e parë kaq e rëndësishme mund të ndodhet edhe në një sipërfaqe të vogël, ashtu siç është Shqipëria, vetëm 28 mijë kilometra katrorë, por me pasuri të jashtëzakonshme që ju e dini shumë më mirë se unë”, theksoi ajo.

Zv/kryeministrja vuri në dukje se edhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, si një partner strategjik i vendit tonë, kemi arritur për të hapur një fole të re, një inkubator të ri të ideve, të kërkimeve akademike, të nxitjes të një sektori që është sektori minerar në Republikën e Shqipërisë.

“E gjitha kjo do të ndodhë falë Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Europian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, duke shënuar kështu një gur kilometrik në zhvillimin e industrisë minerare në vendin tonë. Kjo Qendër është e vetmja në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë falënderojmë të gjithë kolegët tanë të Bashkimit Europian që zgjodhën Shqipërinë”, u shpreh Balluku.

Për të kjo qendër përveç nxitjes të kërkimit dhe zbulimit, patjetër do të kthehet në një inkubator për të rritur profesionistët e rinj. Balluku u shpreh se viti 2024, është një vit ku qeveria shqiptare ka vendosur në fokus të saj pa dyshim kapitalin njerëzor.

“Kapitali njerëzor si një pasuri e vyer për vendin, si diçka e pazëvendësueshme nga teknologjia dhe nga inovacioni, por pa lënë mënjanë këto dy të fundit. Ky është viti i parë ku ne kemi ngritur në vendin tonë një qendër të dedikuar të inovacionit, është shumësektoriale e cila do të mbulojë të gjithë sektorët, siç do të mbulojë energjinë e rinovueshme, fushat minerare, transportin, infrastrukturën kritike, shëndetësinë, arsimin dhe gjithçka tjetër, por që do të bashkëpunojë ngushtësisht me këtë Qendër të re të krijuar këtu”, tha ajo.

balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Belinda Balluku drejt një fitoreje të thellë dhe historike në Qarkun Fier-Gaz Bardhi mbetet spektator i vetvetes!

21:50 / May 9, 2025

Ulet avioni i parë në Vlorë/ Balluku: Çertifikohet pista, moment historik

12:20 / May 8, 2025

Mbërrin avioni i parë në Aeroportin e ri të Vlorës

12:05 / May 8, 2025

“Fieri është kryeqyteti i socialistëve”, Rama: E ngjitëm flamurin shqiptar në ato maja ku mblidhet bota

20:52 / May 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.