Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Qendra shëndetësore verore në kalanë e Beratit, ministrja Koçiu: 800 vizita mjekësore për banorët dhe vizitorët

19:03 / August 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ryr 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hartës së qendrave shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit u shtohen edhe tri qendra shëndetësore të pozicionuara në zonat turistike me interes të lartë fetar dhe kulturor, si kisha e Shna Ndout në Laç, kalaja e Gjirokastrës dhe kalaja e Beratit.

Në kalanë e Beratit, qendra shëndetësore verore është pozicionuar në zemër të trashëgimisë kulturore, duke ofruar shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë kalanë gjatë verës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se që prej nisjes së sezonit, kjo qendër ka ofruar kujdes të pandërprerë për banorët dhe vizitorët, me mbi 800 vizita mjekësore të kryera deri më sot. ”Në çdo qendër shëndetësore verore në vend, po garantohet shërbim i shpejtë, cilësor, pranë pushuesve vendas e të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre veror”, u shpreh Koçiu.

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët kanë zgjedhur për të kaluar pushimet në vendin tonë. Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Berat qendra shëndetësore vizitorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026

Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

09:42 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.