Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Qendrat shëndetësore të hapura 24/7, ministrja Koçiu: Në gatishmëri të plotë për të garantuar sezonin veror

18:23 / July 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
89621c0f 03e5 480e ac6c 61e5cf75e131
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot takim me drejtuesit e spitaleve rajonale në mbarë vendin, në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik.

Në fjalën e saj, ministrja kërkoi nga strukturat përkatëse angazhim për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe gatishmërinë për menaxhimin e fluksit të shtuar të pacientëve dhe përforcimin e ekipeve të urgjencës. “Të gjithë strukturat spitalore që kanë fluks të shtuar pushuesish vendas dhe të huaj do duhet të jenë në gatishmëri njësoj si muajt e kaluar, por me një fokus të shtuar tek shërbimet e urgjencës”, tha ajo.

Po ashtu theksoi se një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe Qendrave Shëndetësore Verore, të cilat janë në funksion përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe zonave turistike, duke ofruar ndërhyrje të shpejtë dhe shërbim cilësor për pushuesit. ”Shëndetësia është në gatishmëri të plotë për të garantuar një sezon të sigurt për të gjithë”, theksoi ministrja e Shëndetësisë, Koçiu.

Në kushtet e një fluksi të shtuar të qytetarëve dhe turistëve në zonat bregdetare dhe në qendrat turistike të vendit, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar ofrimin e pandërprerë, cilësor dhe në kohë të shërbimeve shëndetësore 24/7 në të gjitha strukturat spitalore dhe në 36 Qendrat Shëndetësore Verore në vend.

qendr shëndetësore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria ka bërë një punë fantastike”, Ursula von der Leyen entuziaste për rrugën drejt BE: Tirana, ndër vendet kryesuese në procesin tonë

20:20 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.