Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qëndroi 4 vite në Madagaskar, Elsa Lila flet për ish-bashkëshortin: Jetoja më shumë nën ujë, më pas gjërat nuk shkuan mirë

09:09 / November 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 11 at 09.07.57
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elsa Lila në podcastin me kryeministrin Rama ka rrëfyer për eksperiencën e saj në Madagaskar, në Afrikë, e cila jetoi për katër vite me ish-bashkëshortin e saj, i cili është dhe babai i Evitës.

Ajo tregon se gjatë asaj periudhe u bë gati një zhytëse profesioniste dhe në ato vite, ka jetuar më shumë nën ujë sesa në tokë. Ish-partneri i saj ishte një zhytës profesionist dhe mësoi të zhytej nga ai.

Elsa Lila tregon se zhyteshe tre herë në ditë dhe gjatë natës sepse sipas saj thellësia është magjepsëse. Por më pas vendosi të kthehej në Romë, pasi gjërat mes saj dhe ish-bashkëshortit nuk shkuan shumë mirë dhe se u lodh në atë ishull.

Elsa Lila: Po, kam jetuar 4 vjet në Madagaskar, në Afrikë dhe duke qenë se ish i dashuri im, babai i Evitës ishte një zhytës profesionist u bëra dhe unë një zhytëse gati profesioniste le të them. Kështu që, në ato vite kam jetuar më shumë nën ujë sesa mbi tokë dhe heshtja e të jetuarit nën ujë, duke qenë se zhytesha tre herë në ditë, zhytesha dhe natën me të sepse thellësia është magjepsëse dhe oqeani të merr gjithmonë e më poshtë. Ashtu si mendimet. Oqeani është si mendimet. Sa më shumë thellohesh, aq më shumë poshtë shkon dhe pastaj do të të duhet një dorë që të të tërheqë që të dalësh jashtë atyre mendimeve të komplikuara që ne kemi.

Kryeministri Edi Rama: Pastaj? Madagaskari ishte përpara apo midis?

Elsa Lila: Unë isha në Madagaskar kur isha në grevë të urisë. Ishte një pit stop në Shqipëri dhe unë u gjenda këtu, ato ditë për arsye familjare kur ndodhte ajo çmenduri fantastike që ju ngritët të gjithë së bashku.

Kryeministri Edi Rama: Pastaj pas Madagaskarit u ktheve prapë në Romë.

Elsa Lila: Pas lindjes së Evitës, pasi ajo mbushi 1 vjeç e gjysmë, unë vendosa që të kthehem në Romë pasi gjërat midis meje dhe ish bashkëshortit nuk shkuan më mirë. Isha lodhur të rrija në një ishull. Ishulli më rrinte shumë i ngushtë, doja të kthehesha në civilizim, në Romë. Dhe u ktheva. Dhe kur u ktheva u zhyta te barokja nga oqeani indian.

Edi Rama Elsa Lila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.