Ironia dhe batutat e kryeministrit Edi Rama, nuk munguan as në mbledhjen e sotme me qeverinë e Albin Kurtit në Prishtinë. Rama tregoi se para nisjes së ceremonisë zyrtare, ishte një qen të lehnte por që pushoi kur himnet e dy vendeve u dëgjuan. Sigurisht që kryeministri shqiptar e përdori këtë për të treguar se mes tij dhe Albin Kurtit nuk ka mosmarrëveshje. Ai tha se për çështjet që nuk merren vesh, janë të hapur t’i ndajnë.
“Faleminderit për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas herë reshje 20 minutëshe. Ishte një qen që lehte para se të nisnin hymnet, por pas këndimit dhe qeni nuk lehu më.
Çka jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe të shikojnë të shohin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu.
Nuk ka të tilla, ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet që nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh, kështu që me të falat përkatëse për qenin e konsideroj të hapur këtë mbledhje”, tha Rama.
