Mes urimeve për fundvitin nuk ka munguar as ai i Saimir Tahirit, ish ministrit të Brendshëm.
Në facebook, Tahiri e ka shoqëruar urimin për 2020 me një foto të tij me më të voglin e familjes, djalin e dytë Golikun.
Sportiv dhe me dy qentë e tij në krahë, të tre shohin vogëlushin e veshur me ngjyra festive që zvarritet në dysheme.
Goliku ishte gëzimi i dytë i familjes së ish-Ministrit dhe erdhi në kohë të vështira për të, kur Tahiri përballej me betejën e tij ligjore për akuza të rënda.
