Zëri është kthyer ndër vogëlushët më të komentuar e të dashur jo vetëm për shkak të emrit të veçantë por edhe si djali i çiftit Gjiko dhe Elita Rudi.
Postimet e vogëlushit që ata bëjnë në Instagram janë ndër më të pëlqyerat dhe të komentuarat dhe në këtë të fundit nuk do mbani dot të qeshurën.
Sot, mëngjesi për Elitën dhe Zërin ka nisur plot të qeshura dhe kjo pasi të voglit i duket mamaja e tij “qesharake”, siç thotë vetë Elita.
Moderatorja ka ndarë një video ku Zëri shfaqet duke qeshur me të madhe me Elitën. “Të vetmit Zërit i duket nëna shumë më qesharake se babi i vet.”- shkruan Elita krahas videos që na bëri të qeshim edhe ne.
