Ditët e fundit është shtuar shqetësimi se koronavirusi mund të përhapet përmes ushqimit, por OBSH ka dalë deklaratë për këtë çështje duke i qetësuar të gjithë. Frika erdhi pasi Kina deklaroi se kishte gjetur gjurmë të virusit në ushqim dhe paketim të tyre.
“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga ushqimi, paketimi i tij, apo dërgesat me porosi. Nuk ka të dhëna se ushqimi apo zinxhiri ushqimor është pjesë e përhapjes së virusit. Njerëzit duhet të jenë rehat dhe të sigurt”, ka thënë udhëheqësi i Programit të OBSH-së për Emergjenca, Mike Ryan.
