Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveri teknike? Schieder: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

10:25 / January 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7195
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raportuesi i Shqipërisë në PE Andreas Schieder, në një konferencë për mediet sot në 30 janar u pyet nëse Shqipërisë i duhet një qeveri teknike.

Schieder u shpreh se Tirana ka bërë hapa madhorë në negociata. Ai deklaroi se maxhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë sa më shumë, me qëllim që të përafrojnë legjislacionin me atë të BE-së dhe që këto ligje të gjejnë zbatim edhe në përditshmëri. Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për molotovë, por për argumente sa më të mira për të ardhmen e vendit.  

Gazetarja: Opozita ka dalë në protesta dhe mazhoranca ka thënë se ligjet për integrimin do i miratojmë pa pyetur opozitën. Kush nuk e do dialogun politik, PS apo PD? A jemi në kushte ku Shqipëria duhet të shkojë drejt një qeverie teknike?

Raportuesi i Shqipërisë në PE, Andreas Schieder: Sigurisht që unë mund të kem një mendim për shumë gjëra. E rëndësishme është që si politikan ti ke idetë e tua, por duhet të përmbushësh edhe rolin tënd institucional. Unë qëndroj këtu si raportues në Parlamentin Europian. Ne si Parlament Europian mendojmë se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë hap përpara. Të mos banalizohet gjithçka, të luftohet fort me argumente të forta aty ku duhet. Kjo vlen dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Të mos merremi me molotovë. Mbi 90 përqind e shqiptarëve e duan BE-në, është vend i bashkuar. Bashkëpunimi brenda vendit po ecën mirë në disa çështje. Të përmirësohet kultura politike. Shqipëria ka pasur ecuri madhore në negociata. Tirana do të nisë të mbyllë kapituj e do jetë pararojë për zgjerimin. Legjislacioni si ai i BE-së duhet të jetë, që t’i afrohemi standardeve të Bashkimit Europian. Edhe pas miratimit të legjislacionit, ka goxha punë për të bërë.

Vetëm pak kohë më parë, raportuesi për Shqipërinë në PE Andreas Schieder u shpreh se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën mirë dhe ka shpresa të mëdha që shumica e kapitujve të përfundojnë deri në vitin 2026.

molotov protestat Qeveri Teknike Schieder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.