Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria amerikane dhe agjencitë e saj drejtuese nën shënjestër të sulmeve kibernetike

21:50 / June 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sulm kibernetik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa agjenci qeveritare amerikane janë goditur në një fushatë globale hakerimi që ka shfrytëzuar një dobësi në një softuer të përdorur zakonisht, raporton Zëri i Amerikës.

Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës (CISA) aktualisht po ofron mbështetje për disa agjenci qeveritare që janë komprometuar nga hakerat që shfrytëzojnë një dobësi të sigurisë së softuerit, tha për CNN Eric Goldstein, zëvendësdrejtor i CISA për sigurinë kibernetike.

Emri i softuerit të prekur nuk u dha, as nuk u dhanë detaje të mëtejshme se çfarë dobësie të supozuar u identifikua. CISA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment. FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA (NSA) gjithashtu nuk i janë përgjigjur ende pyetjeve të gazetarëve me email.

Dobësitë në disa nga produktet softuerike të njohura kanë çuar në mënyrë të përsëritur në ndërhyrjen e hakerëve në sistemet e organizatave të shumta në mbarë botën. Më e fundit ishte kur një dobësi në softuerin e transferimit të të dhënave MOVEit çoi në rrezikimin e të dhënave të organizatave, duke përfshirë BBC, Boots dhe British Airways.

Nuk dihet ende nëse hakimi i ri ka lidhje me ndërhyrjen në sistemet e qeverisë amerikane që u zbulua së fundmi.

Grupi i “shantazhit” online C10p i cili mori përgjegjësinë për hakerimin e softuerit MOVEit më parë tha se nuk do të shfrytëzonte asnjë të dhënë të marrë nga agjencitë qeveritare.

“Nëse jeni një departament qeverie, qyteti ose policie, mos u shqetësoni, ne i kemi fshirë të gjitha të dhënat tuaja”, tha grupi në faqen e tij të internetit.

Cl0p nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi nga një gazetar që kërkonte koment mbi incidentin. Prodhuesi i softuerit MOVEit – Progress Software Corp – gjithashtu nuk i është përgjigjur ende një pyetjeje të Reuters.

qeveria amerikane shenjester sulm kibernetik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.