Duke qenë se Britania e Madhe ka ndërmarrë sanksione të shumta ndaj pronarit aktual të Chelsea-t, Roman Abramovich duke i bllokuar dhe asetet e tij, qeveria britanike bëri thirrje se çdokush që ka interes të blejë klubin londinez duhet të kontaktojë qeverinë.
“Meqenëse kushtet e licensës u shkruan sot, shitja e klubit të Chelsea nuk do të lejohet. Megjithatë, nëse shfaqet një blerës, do të ishte që ai blerës t’i drejtohej zyrave të qeverisë për të paraqitur një ofertë zyrtare dhe kështu qeveria do të miratojë shitjen”, u shpreh Ministri i Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philp.
Qeveria ngriu asetet e Abramovich, duke ndalur planet e tij të shpallura së fundmi për të shitur Chelsea, nga e cila ai priste të rikuperonte më shumë se 3 miliardë paund. Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin.
Në arsyet e treguara në dokumentin zyrtar ekziston një pasazh thelbësor që përcakton Abramovich “të lidhur me një person që është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramovich ka pasur marrëdhënie të ngushta prej dekadash. Kjo marrëdhënie interesi e lejoi atë të merrte përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putini dhe qeveria e Rusisë.
