Qeveria ka marrë sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e gjyqtarit të Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdhës. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton shumën prej 3 mln lekësh që do të shkojnë për kurimin e gjyqtarit.
Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
