Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar në vendin tonë janë shtuar nga dita në ditë.
Ndërsa kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se do të ketë liri me pikatore dhe se po mendohet të forcohen edhe më tej sanksionet.
Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se janë duke kosideruar heqjen e lirisë për ata që shkelin masat e vendosura.
Rama ka thënë:
Pa diskutim që bazuar në ecurinë pozitive kemi mundësinë të mendojmë që të lirojmë me pikatore disa masa për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët. Por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar. Duke lehtësuar fashën e orareve apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe se kanë të mundur të lëvizin me automjetin e tyre privat duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do të shkelin hapësirën e lejuar të lirisë. Duhet të shkojmë deri në heqje lirie për dikë që nëse merr automjetin për të shkuar në punë transporton dhe njerëz të tjerë. Kjo është ajo që kemi në diskutim.
