Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria harton ligjin e ri/ Zyrtarët apo të zgjedhurit që pinë raki dhe që janë dënuar, do t’u ndalohet njohja me sekretet e shtetit

17:14 / May 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
projektligji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo zyrtar publik apo i zgjedhur do të verifikohet për raportin me alkoolin, spiunazh dhe tendenca kriminale, para se të pajiset me certifikatë sigurie.

Drafti për mbrojtjen e sekreteve të shtetit, të BE, NATO dhe SHBA, do të shkojë në Kuvend për t’u kthyer në ligj, duke shfuqizuar ligjin e vitit 1999. Miratimi i projektit sipas përmbajtjes së aktuale, do të sillte si rrjedhojë përjashtimin e disa deputetëve nga e drejta për t’u njohur me informacionin e kualifikuar. Përpos të tjerave, nisma ligjore parashikon revokimin e certifikatës së sigurisë dhe heqjen e të drejtës për t’u njohur me informacionin sekret, të personave që kanë një historik varësie nga alkoolit.

Nisma ligjore ndalon për t’u njohur me sekretet çdo zyrtar që është dënuar për një ose më shumë vepra penale.

Nuk do të pajisjen me certifikatë sigurie personat që kanë qenë spiunë të shërbimeve të huaja jo miqësore.

Zyrtarët që do t’u ndalohet njohja me informacionin sekret

1. Ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi, vetëm në bashkëpunim apo në përbërje të një organizate të paligjshme, në veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues apo ka nxitur aktivisht dikë të kryejë veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues;

2. Është apo ka qenë bashkëpunëtor në spiunazh, terrorizëm, tradhti, rebelim apo dhunë të armatosur ndaj rendit kushtetues, ka dyshime të ketë qenë i tillë apo bashkëpunëtor i përfaqësuesve të organizatave, shteteve të huaja, duke përfshirë këtu shërbimet e inteligjencës të cilat mund të cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe/ose të shteteve anëtare të NATO-s, BE-së, përveç rasteve kur këto bashkëpunime janë të autorizuara për shkak të detyrës;

3. Është apo ka qenë anëtar i një organizate e cila me mjete të dhunshme, armiqësore, të paligjshme, ka qëllim të rrëzojë qeverinë apo të ndryshojë rendin kushtetues;

ç. është apo ka qenë mbështetës i një organizate të përshkruar si në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni,  është apo ka qenë i/e lidhur ngushtë me ndonjë anëtar të një organizate të tillë;

4. Qëllimisht ka fshehur, ka keqprezantuar apo ka falsifikuar një informacion të një rëndësie të madhe, të një natyre sigurie të veçantë apo qëllimisht ka gënjyer gjatë plotësimit të pyetësorit të sigurisë apo intervistës së sigurisë;

5. Rezulton i dënuar për një ose më shumë vepra penale;

6. Ka një historik varësie nga alkooli, përdorimi i drogave të jashtëligjshme, apo keqpërdorimi i drogave të ligjshme;

7. Ka sjellje të keqe, tendenca kriminale e përfshirje në krim të organizuar, gjë që sjell rrezikun e dobësisë përballë shantazhit apo mund të influencohet seriozisht nga presione të ndryshme;

8. Me anë të veprimeve konkrete ka shprehur mungesë besnikërie, besueshmërie dhe sigurie;

9. Ka kryer shkelje sigurie, ose në mënyrë të përsëritur ka nëpërkëmbur rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar apo ka tentuar dhe ka arritur të kryejë aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar;

10. Vuan nga çrregullime mendore kronike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

09:11 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.