Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Gramsh, Hasim Çekrezi, u shpreh se qeveria ka dështuar dhe bilanci i saj është katastrofik.
“Rilindja ka dështuar totalisht, rilindja nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë. Nuk pranon kukulla e Rilindjes në Elbasan ballafaqim me Luciano Boçin. Nuk pranon kukulla në Durrës ballafaqim me Igli Carën. Nuk pranon mashtruesi në Tiranë ballafaqim me Belind Këllicin. Bilanci i tyre është katastrofik, ata nuk kanë asnjë mundësi të ballafaqohen me alternativat e kandidatëve tanë”, u shpreh Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë shtoi gjithashtu se me 14 maj qytetaret e Gramshit duhet të ndëshkojnë arrogancën e qeverinë.
“Shpesh mendoj si ikën 4 vjet me një pushtet monist, ilegjitim, pa një këshilltar të opozitës. Një kohë e humbur, një shkatërrim për bashkitë tona kudo, një zgjedhë e pamerituar për qytetarët tanë. Ju e dini si është keqqeverisur Gramshi në këto 4 vite. Por unë e di mirë si është keqqeverisur Tirana në këto vite. Askush nuk e di kush ka qenë kryetari i këshillit bashkiak, sepse kurrë nuk është bërë një mbledhje. Mbi 1 mld euro të taksave të qytetarëve të Tiranës janë shpërdoruar në errësirë të plotë. Kur kjo ka ndodhur në Tiranë, ca mund të ndodhë në Gramsh. Koalicioni bashkë fitojmë rikthen kontrollin. Jemi të vendosur për një transparencë të plotë. Ne jemi të lumtur që mbështesim kandidatë që kanë një legjitimitet të jashtëzakonshëm”, theksoi Meta.