Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Qeveria ka dështuar”/ Meta: Kukullat e “Rilindjes” nuk pranojnë ballafaqim me kandidatët tanë

17:52 / April 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta a 688x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Gramsh, Hasim Çekrezi, u shpreh se qeveria ka dështuar dhe bilanci i saj është katastrofik.

“Rilindja ka dështuar totalisht, rilindja nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë. Nuk pranon kukulla e Rilindjes në Elbasan ballafaqim me Luciano Boçin.  Nuk pranon kukulla në Durrës ballafaqim me Igli Carën. Nuk pranon mashtruesi në Tiranë ballafaqim me Belind Këllicin. Bilanci i tyre është katastrofik, ata nuk kanë asnjë mundësi të ballafaqohen me alternativat e kandidatëve tanë”, u shpreh Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë shtoi gjithashtu se me 14 maj qytetaret e Gramshit duhet të ndëshkojnë arrogancën e qeverinë.

“Shpesh mendoj si ikën 4 vjet me një pushtet monist, ilegjitim, pa një këshilltar të opozitës. Një kohë e humbur, një shkatërrim për bashkitë tona kudo, një zgjedhë e pamerituar për qytetarët tanë. Ju e dini si është keqqeverisur Gramshi në këto 4 vite. Por unë e di mirë si është keqqeverisur Tirana në këto vite. Askush nuk e di kush ka qenë kryetari i këshillit bashkiak, sepse kurrë nuk është bërë një mbledhje. Mbi 1 mld euro të taksave të qytetarëve të Tiranës janë shpërdoruar në errësirë të plotë. Kur kjo ka ndodhur në Tiranë, ca mund të ndodhë në Gramsh. Koalicioni bashkë fitojmë rikthen kontrollin. Jemi të vendosur për një transparencë të plotë. Ne jemi të lumtur që mbështesim kandidatë që kanë një legjitimitet të jashtëzakonshëm”, theksoi Meta.

gramsh Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.