Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Qeveria ligj për koncesionet, oferta dhe çmimet do të publikohen me detyrim. Krijohet njësia e zbatimit të kontratës

16:59 / May 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1747750990 ligjetperkoncensionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Investimet madhore përmes koncesioneve në infrastrukturë, energji, mjedis, turizëm, shëndetësi dhe arsim do të bëhen duke zbatuar disa rregulla të reja dhe më strikte. Siç edhe ishte paralajmëruar, qeveria ka publikuar projektligjin e ri për koncesionet dhe partneritetin publik privat, në të cilin parashikohen kufizime të reja për lidhjen e kontratave.

Nuk do të ketë më bonus 10% për ofertat që vijnë si propozim i pakërkuar për projekte të ndryshme, si dhe në projektligjin e ri është specifikuar që nuk do të shqyrtohet asnjë propozim i pakërkuar që vjen për ndërtim hidrocentralesh. Kjo masë është ndërmarrë në kuadër edhe të objektivit të qeverisë për të shkuar drejt prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe jo duke u përqendruar vetëm tek burimet ujore. Po ashtu do të ketë kontrolle të posaçme për të shmangur konfliktin e interesit nëpër gara, dhe për të parandaluar korrupsionin, ku sipas nenit 17 në mbikëqyrje duhet të mbahen edhe punonjësit institucionit që angazhohen nëpër procedurat e koncesionit.

Kritere të reja janë caktuar edhe për konfidencialitetin. Me ligjin e ri do të detyrohen institucionet të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike. Deri më tani këto janë konsideruar konfidenciale nga operatorët privatë. Për çdo koncesion duhet të jetë bërë paraprakisht studimi i fizibilitetit i miratuar edhe nga Ministria e Financave, pasi të jenë analizuar të gjitha kostot-përfitimet dhe implikimet me rrezik për buxhetin e shtetit.

Kohëzgjatja e koncesionit nuk do të jetë më e gjatë se 35 vjet, ndërsa autoriteti kontraktor do të ketë të drejtë të ndërpresë kontratën nëse konstaton shkelje serioze, paaftësi paguese apo mos përmbushje të detyrimeve. Kontrata do ndërpritet edhe kur subjekti privat dënohet me vendim formës së prerë për veprat penale, grup kriminal, mashtrim, korrupsion, terrorizëm, trafikim i qenieve njerëzore apo pastrim parash. Një risi që i shtohet këtij ligji është edhe “Njësia e Zbatimit të Kontratës’, e cila do të ngrihet në autoritetet kontraktuese dhe do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e kontratës, dhe monitorimin e performancës së kontratës, mënyrë për të shmangur zvarritjet.

Me këtë ligj të ri të drejtën për të lidhur kontrata koncesioni nuk e kanë vetëm ministritë e linjës dhe pushteti vendor por edhe institucionet kushtetuese, pushteti vendor, institucionet qendrore si dhe entet e krijuara e financohen nga buxheti i shtetit.

koncesione Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.