Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria miraton dhënien e shpërblimit prej 55 mijë lekësh. Kategoria e punonjësve që përfitojnë

18:35 / May 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
para shqiptare 35
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar dhënian e shpërblimit prej 550 mijë lekësh të vjetra për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike.

Në vendimin e miratuar thuhet se këtë shumë e përfitojnë ato institucione që janë nën administrimin e Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Dhënien e një shpërblimi në masën 55 000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë, për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.
  2. Shpërblimin e përfiton personeli që shërben në institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe që është caktuar nga drejtuesi i institucionit për të punuar përtej kushteve normale të punës, me qëllim parandalimin e infektimit nga COVID-19 të përfituesve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, sipas një grafiku të dakordësuar ndërmjet tyre.
  3. Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror.
  4. Fondi për shpërblimin e personelit të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.
  5. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Shërbimi Social Shtetëror dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.