Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria miraton fondin për ndërhyrjen emergjente në “Urën e Zogut”

16:09 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qeveria miraton fondin per nderhyrjen emergjente ne Uren e Zogut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveri shqiptare ka miratuar këtë të premte fondin me vlerë prej 57 milionë lekë, për ndërhyrjen emergjente në Urën e Zogut, e cila rrezikon të shkatërrohet. Ndërhyrja me një projekt emergjent në një prej pasurive tona të para moderne urbanistike, në Urën e Zogut do të jetë përforcuese.

“Vendim për një shtesë fondi në buxhetin e Ministrisë së Kulturës, për vitin 2023, për financimin e projektit teknik të ndërhyrjes emergjente në objektin, monument kulture, kategoria e I-rë “Ura e Matit”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Trashëgimia kulturore dhe muzetë”, t’i shtohet fondi prej 57 515 644 (pesëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e katër) lekësh në shpenzime kapitale, për financimin e projektit teknik të ndërhyrjes emergjente në objektin, Monument Kulture, kategoria e I-rë “Ura e Matit”.
  2. Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e qeverisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

10:07 / November 5, 2026

Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

09:49 / November 5, 2026

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.