Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qeveria ndryshon vendimin për pagën e luftës: Do e përfitojnë të gjithë ata që janë larguar nga puna nga 1 marsi deri në 17 maj

22:53 / May 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vendimi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria shqiptare ka ndryshuar sot vendimin për pagesën e ndihmës ekonomike prej 40 mijë lekësh, e cila njihet si paga e luftës. Vendimi i ri është publikuar sot në Fletoren Zyrtare dhe bëhet me dije se pagën e luftës do e përfitojnë të gjithë individët që janë larguar nga puna midis datës 1 mars dhe 17 maj. Aktualisht përfitonin ndihmën financiare vetëm ata që ishin larguar nga puna deri në 10 prill. VENDIMI I PLOTË Në vendimin nr.305, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Pika 2, e kreut I, ndryshohet, si më poshtë vijon: Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit nësubjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri nëdatën 17 maj 2020. Në fund të pikës 2, të kreut II, shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje: Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-tëpunësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pasverifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave qëtë punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë. Të dhënat që do të dorëzohen janë të njëjta me ato të parashikuara në pikën 6, të këtij kreu. Afati për dorëzimin e këtyre të dhënave është deri në datën 5 qershor 2020.”. Pika 5, e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon: Për të përfituar nga ndihma financiare duhet që punonjësi të ketë qenë në marrëdhëniepune, sipas përcaktimeve në kreun I, të këtij vendimi.”. Në fund të pikës 6, të kreut III, shtohen fjalët “… si dhe rregullat dhe hapat proceduralë qëdo të ndiqen për zbatimin e paragrafit të dytë, të pikës 2, të kreut II”.

Në fund të pikës 2, të kreut IV, shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje: “Të punësuarit apo të ish-punësuarit, të cilët përfitojnë ndihmën financiare sipas këtijvendimi, përjashtohen nga përfitimi njëkohësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore të pagesëssë ndihmës ekonomike si dhe të pagesës të së ardhurës nga papunësia, mbështetur në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, sipas të cilit nuk lejohet përfitimi në të njëjtën kohë nga dy skema tëmbështetjes shtetërore. Për të gjithë aplikuesit për pagesë papunësie, të cilët kanë plotësuar dosjen brenda kritereveligjore dhe kanë fituar statusin e përfituesit të pagesës së papunësisë, nuk humbet e drejta përpërfitim të pagesës së papunësisë, por lëvrimi i pagesës së papunësisë do të fillojë pas mbarimit të skemës sipas këtij vendimi, nëse do të jenë ende të papunë.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.