Këtë të mërkurë, mbledhja e qeverisë së Kosovës nisi me një minutë heshtje në nderim të policit hero Afrim Bunajku, i cili u vra të dielën nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit. Kryeministri Albin Kurti tha se të dielën është cenuar siguria kombëtare. “Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”, tha kryeministri Kurti. Ai ftoi qytetarët e vendit që sot kudo që shohin policët e Kosovës t’i falënderojnë ata për shërbimin ndaj Kosovës. Po ashtu me vendim të qeverisë, familjes së heroit do ti dhurohet shuma prej 50 mijë euro.
Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të policit hero Bunjaku, 50 mijë euro për familjen
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment