Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Qeveria për pagat, Tabaku: Më në fund u pranua rritja e çmimeve

09:37 / November 8, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për deklaratat e qeverisë për rritjen e pagave, duke e quajtur një tjetër manovër propagandistike që nuk përputhet me realitetin ekonomik të familjeve shqiptare.

Tabaku thekson se vetë qeveria ka pranuar më në fund rritjen dramatike të çmimeve të produkteve bazë, nga 30% deri në 60%, që janë bërë barrë e rëndë për qytetarët.

“Qeveria pranoi rritjen e çmimeve, por ofron vetëm çikërrima si rritje pagash dhe pensionesh. Këto nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që përjetojnë familjet shqiptare”,-deklaron Tabaku.

Sipas saj, ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon vetëm për një pakicë, ndërsa shumica e shqiptarëve përballen me rritje çmimesh, ulje fuqie blerëse dhe mungesë mbështetjeje reale nga shteti.

“Nuk mundet që çikërrimat e fundit të vitit të quhen mbështetje. Nuk mundet që një familje që shpenzon 40% të buxhetit vetëm për ushqime të trajtohet si histori suksesi nga propaganda qeveritare”,-shton deputetja demokrate.

cmime Paga Qeveria tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.