Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një plan kombëtar 7-vjeçar në mbështetje të personave LGBTI+.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Manastirliu, e cila theksoi se në bazë të këtij plani do të luftohet diskriminimi, si dhe do të garantohet akses për këta persona në të gjitha shërbimet publike.
“Është miratuar plani kombëtar i veprimit për mbështetjen e personave LGBTI+, i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Ky është një plan veprimi 7 vjeçar, 2021-2027, i cili e vendos theksin te lufta kundër diskriminimit dhe që garanton aksesin e personave LGBTI+ në të gjitha shërbimet publike”, tha Manastirliu.
