Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë komunikimit të vendimeve të qeverisë, u pyet nga gazetarët rreth arrestimeve të SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Balluku theksoi se kjo është që çështje që i përket drejtësisë dhe qeveria Rama nuk ndërhyn.
“Ne kemi vetëm një përgjigje që ka të bëjnë me reformën në drejtësi, e cila është mbështetur nga qeveria Rama. Ne kemi bërë detyrën tonë për të operuar në një habitat drejtësia. Parimi që qeveria Rama ka është që ne nuk ndërhyjmë në sistemin gjyqësor shqiptar. Ne duam një drejtësi me transparencë të plotë”, u shpreh Balluku.