Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Qeveria reagon zyrtarisht për emigrantët: Jo më shumë se 3000 persona të strehuar

14:46 / November 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo më shumë se 3000 migrantë në të njejtën kohë. Kjo është shifra e personave që do të strehohen në Shqipëri, bazuar mbi marrëveshjen e fundit, të firmosur nga kryeministri Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Agjencia për Media dhe Informim ka zbardhur nenet që rregullojnë dhe garantojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Konkretisht, neni 3 i marrëveshjes përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Ndërsa Neni 4 garanton se është Italia ajo që do të ngrejë tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Po ky nen përcakton edhe Kufirin Maksimal të migrantëve të strehuar: jo më shumë se 3000 emigrantë të strehuar në të njëjtën kohë.

Po ashtu, Italia ndërton me shpenzimet e saj, strukturat mbështetëse për sigurinë jashtë perimetrit të strukturave pritëse.

Neni 6 i marrëveshjes specifikon se Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet për migrantët e strehuar, përfshirë:

-çdo kosto të kujdesit shëndetësor

-çdo kosto tjetër e paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare

Neni 9 i marrëveshjes specifikon se afati maksimal kohor i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për të kryer procedurat e azilit/ mbrojtjes

Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e migrantëve nga Shqipëria.

Lexo edhe: Në Shqipëri do të vijnë vetëm burra, Rama: Ne vëmë në dispozicion tokën, përgjegjësia e juaja

Lexo edhe: Kampi i emigrantëve në Shëngjin, zv.ministri i Shtetit italian: Ne vepruam vetëm, por BE nuk kundërshtoi

Lexo edhe: Kampi i emigrantëve në Shëngjin, Berisha: Asnjë lloj firme e Ramës nuk ka vlerë, është në hetim ndërkombëtar

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.