Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Financave parashikon të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare në 2027-ën për të marrë një eurobond me vlerë 650 milionë euro, që do të përdoret kryesisht për shlyerjen e një borxhi të mëparshëm. Në kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal është që vendi deri në 2029-ën të dalë 2 herë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar financim.

Vendi po bëhet gati për të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare për të marrë eurobond.

Pas ‘pushimit’ këtë vit pasi financimi i nevojshëm po sigurohet në tregun e brendshëm, në 2027-ën është planifikuar dalja e radhës në tregjet e kapitalit për të marrë përsëri 650 milionë euro, e që do të përdoret kryesisht për të shlyer borxhin në valutë dhe sidomos eurobondet ekzistuese.

Në kuadrin Makroekonomik 2027-2029 të rishikuar, është rritur vlera e eurobondit që do të kërkohet nga 49.1 miliardë lekë (500 mln euro) që ishte parashikuar në janar, në 62.5 miliardë lekë (650 mln euro), në dokumentin e miratuar së fundmi në qeveri.

Gjithashtu është parashikuar të merret po 650 milion euro borxh në tregun e huaj edhe në 2028-ën, vlerë që vjen më e lartë në raport me kuadrin makroekonomik e fiskal të miratuar në janar të këtij viti që ishte për eurobond 600 milionë euro.

Dalja e fundit në tregjet ndërkombëtare ishte në shkurt të vitit te kaluar, kur u emetua eurobondi 10- vjeçar, me shumë 650 milionë euro. Ndërkohë gjatë viteve 2010-2025 janë marrë në total 7 Eurobonde, ku 3 prej tyre janë maturuar dhe 4 të tjerë po paguhen.

Deri në qershor të vitit 2027 vendi duhet të shlyejë 650 milionë eurot e marra në 2020-ën dhe brenda 2028-ës mbyllet borxhi 600 milionë euro i marrë në 2023-shin. Sa i takon dy euronondeve ai i vitit 2021 dhe ai i 2025-ës mbyllen pas 2030-ës.

Dalja me Eurobond në tregjet ndërkombëtare konsiderohet burim i rëndësishëm i financimit, për shkak të kohëzgjatjes së shlyerjes.

Referuar raportit të Ministrisë së Financave borxhi i vendit ra për herë të parë nën 50% në tremujorin e parë të këtij viti. Aktualisht stoku i borxhit publik është 14.4 miliard euro, ose sa 48.79% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

2027 Eurobond kuadrin Qeveria rishikon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.