TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Gjyqi i solli fat, oferta marramendëse për Johnny Deep

13:48 / June 27, 2022

Kryeprokurori del pro hartës së re gjyqësore

13:36 / June 27, 2022

Një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit? Ja si përgjigjet ministri Peleshi

13:30 / June 27, 2022

Çipa: Gazetarët të nënvlerësuar nga Gjykatat

13:25 / June 27, 2022

Tiranë/ Zhduket 10-vjeçari, policia nis kërkimet

13:17 / June 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Qeveria shqiptare miraton vendimin, dhuron 1 milion euro për Ukrainën

14:14 / June 10, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus, qeveria ka njoftuar se do të japë një milion euro ndihmë financiare.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të Shtetit. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, ndihmën për Ukrainën e premtoi më 5 maj në Konferencën e Donatorëve në Varshavë.

V E N D I M PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE HUMANITARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË SË UKRAINËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro.

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kryeprokurori del pro hartës së re gjyqësore

13:36 / June 27, 2022

Një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit? Ja si përgjigjet ministri Peleshi

13:30 / June 27, 2022

Çipa: Gazetarët të nënvlerësuar nga Gjykatat

13:25 / June 27, 2022

32-vjeçari tenton të përdhunojë 37-vjeçaren

13:10 / June 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Duma: 8 pronarë nën hetim, se janë njerëz me rekorde kriminale. Bejtja: Nuk kam informacion

12:42 / June 27, 2022

Rama dëgjon thirrjen e Metës, dhuron gjak

12:15 / June 27, 2022

“Sherr” për zjarret në vend, Peleshi: Do kemi vatra! Xhaferaj: Duhen helikopterë, jo lopata

12:11 / June 27, 2022

Bordi i Transparencës merr vendimin për ushqimet e shportës

12:04 / June 27, 2022
Te fundit

Gjyqi i solli fat, oferta marramendëse për Johnny Deep

13:48 / June 27, 2022

Kryeprokurori del pro hartës së re gjyqësore

13:36 / June 27, 2022

Një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit? Ja si përgjigjet ministri Peleshi

13:30 / June 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.