Qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë me 6 muaj të tjerë qëndrimin e afganëve në vendin tonë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar ditën e sotme me propozimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
“Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, personave, që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë.”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.