Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria vendos rritjen e pensioneve nga 1 prilli

17:38 / March 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 1 prill, të gjithë pensionistët do të marrin 2.8 për qind më shumë se sa kanë marrë deri më tani.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është vendosur indeksioni i pensioneve të qytetarëve me 2.8 për qind, e cila do të fillojë nga data 1 prill e këtij viti.

Kategoritë

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, pensionet s’do jenë më pak se 13 753 lekë dhe jo më shumë se 27 506 lekë, ndërsa pensionet e parakohshme, nga data 1 prill s’do jenë më pak se 13 753 lekë.

Kategoritë
Sipas VKM-së, përfitojnë rritje në masën 2.8 për qind të gjitha kategoritë e pensioneve si më poshtë:

Pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë; Pensionet sociale; Shtesat mujore, të përfituara si trajtim i invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar; Pensionet për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut; Shtesat mbi pension; Pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji; Trajtimet e veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit; Trajtimet e veçanta financiare të pilotëve fluturues në pension; Trajtimet e veçanta financiare të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension; Trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë;

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë; Trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake; Pensionet suplementare shtetërore të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë; Pensionet suplementare shtetërore të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit; Shpërblimet e caktuara për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashiste të popullit shqiptar; Pensionet shtetërore të posaçme.

pensione Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.