Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria vendos të punësojë 1335 punonjës me kontratë të përkohshme pune

19:16 / January 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria vendosi të marrë 1335 punonjës me kontratë të përkohshme pune për vitin 2019.

Punësimi i tyre me afat nga dy muaj, deri në një vit, do të jetë nëpër instucione shtetërore nga kryeministria, Kuvendi, ministritë deri te agjencitë shtetërore.

Punësimet me kontrata të përkohshme janë bërë të zakonshme në administratën shtetërore, sidomos në muajt përpara fushatave zgjedhore, siç pritet koha përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, megjithëse Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil thotë se shumica e emërimeve në administratë bëhen në mënyrë të paligjshme, sidomos me rastet e kontratave të përkohshme.

Vendimi i plotë:

VENDIM Nr. 16, datë 16.1.2019 PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2019, NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. 1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisjes qendrore është 1 335 (një mijë e treqind e tridhjetë e pesë), sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. 2. Për 1 (një) inspektor në ILDKP, për 28 (njëzet e tetë) specialistë të aparatit të Kryeministrisë, për 4 (katër) specialistë të sekretariatit teknik të Komisionit të Dhënies së Dëshmisë të Statusit të Naftëtarit, për 1 (një) specialist të aparatit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për 3 (tre) specialistë të Departamentit të Administratës Publike, për 5 (pesë) specialistë të Drejtorisë së Dëmshpërblimit të ish- të Përndjekurve Politikë dhe 1 (një) punonjës protokoll-arkivi në aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të përfshirë në lidhjen nr. 1, të sipërpërmendur, nuk zbatohet pika 3, e vendimit nr. 1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.
  3. 3. Pagesa për emërtesën “Punonjës arkivi (DPA)”, e përfshirë në lidhjen nr. 1, të sipërpërmendur, kryhet nga institucionet përkatëse, pas miratimit të listëprezencës dhe shënimeve përkatëse të titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Ngarkohet DPA-ja të miratojë rregullat për përpunimin e fondit arkivor të mbartur dhe të njoftojë për këto rregulla punëdhënësit dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, brenda një muaji, pas miratimit të vendimit.
  4. 4. Punonjësit me kontratë në funksionin “specialist” paguhen në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit të ngjashëm organik, të përcaktuar në strukturën e institucionit, por, në asnjë rast, kategoria e pagës së tyre në institucionet e pavarura dhe aparatet e ministrive nuk kalon nivelin IV-a dhe, në institucionet në varësi të institucioneve qendrore, nivelin IV-b.

Përjashtim bëjnë specialistët e aparatit të Kryeministrisë, të cilët paguhen në kategorinë e pagës të nivelit III-b.

  1. 5. Për pranimet e reja të punonjësve me kontratë në funksionet “specialist”, që nuk plotësohen me punonjës, të cilët kanë lidhur kontratë në vitin paraardhës dhe puna e të cilëve është e pandërprerë, zbatohen dispozitat e vendimit nr. 812, datë 26.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, jashtë shërbimit civil, për vitin 2019”.
  2. 6. Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit me kontratë bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2019 të njësive të qeverisjes qendrore. Për punonjësit me kontratë të Shtëpisë së Pushimit Durrës (MB), të Shtëpisë së Pushimit të SHISHit dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit.
  3. 7. Ngarkohen ministritë dhe institucionet sipas lidhjes nr. 1, të përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve me kontratë, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.
  4. 8. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi fillojnë pas hyrjes në fuqi të tij. Për punonjësit, të cilët kanë lidhur kontratë në vitin paraardhës, puna e të cilëve nuk është ndërprerë dhe për të cilët është bërë regjistrimi në sistemin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, efektet financiare fillojnë më 1 janar 2019. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

kontrate punonjes Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.