Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qindra trupa amerikane elitë mbërrijnë sot në Poloni. Gjenerali që u largua i fundit nga Afganistani në krye të tyre

18:13 / February 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trupa amerikane1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra trupa amerikane elitë pritet të mbërrijnë në pjesën juglindore të Polonisë të dielën, pranë kufirit me Ukrainën, pas vendimit të marrë nga Presidenti Joe Biden për të dislokuar 1700 ushtarë atje, mes frikës së një pushtimi të Ukrainës nga Rusia.

Trupat e Divizionit 82 të këmbësorisë, të specializuara për sulme nga ajri, pritet të mbërrijnë në aeroportin Rzeszow-Jasionka. Komandanti i tyre është gjeneral major Christopher Donahue, i cili ishte ushtaraku i fundit amerikan që u largua nga Afganistani më 30 gusht.

Presidenti Biden ka urdhëruar trupa shtesë amerikane që të dislokohen në Poloni, Rumani dhe Gjermani për t’u treguar aleatëve dhe kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara angazhimin e Uashingtonit ndaj krahut lindor të NATO-s, mes të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Divizioni mund të dislokohet me shpejtësi brenda 18 orëve e të kryejë sulme me parashutë për të marrë kontrollin e objektivave kryesore. Divizioni me bazë në Fort Bragg të Karolinës së Veriut daton prej vitit 1917.

Më herët gjatë javës, avionët amerikanë sollën pajisje logjistike në përgatitje për mbërritjen e divizionit në aeroport, i cili ndodhet rreth 90 kilometra nga kufiri Poloni-Ukrainë.

Ushtarët polakë kanë punuar më parë me divizionin amerikan në misione në Irak dhe Afganistan, sipas Major Przemyslaw Lipczynski, zëdhënës i Divizionit të 18-të të ushtrisë polake.

Rreth 4,000 trupa amerikane janë vendosur në Poloni që nga viti 2017, duke ndjekur një cikël rotacioni.

amerikane Poloni trupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.