Aparati tretës nuk është aq bashkëpunues për ecurinë e procesit së tij kur bëhët fjalë për qoftet. Në mënyrë që të mos rëndoheni shumë, kryesisht tani në stinën e verës, sigurisht që duhet të provoni variantin e mëposhtëm me djathë dhe kunguj. Në vijim do t’ju tregojmë recetën, qofte me perime. Për këtë recetë, ingredienët kryesorë janë bizelet dhe patatet.
Për katër persona na duhen:
3 patate të mëdha
300 g bizele të ngrira ose kokërr
1 qepë e kuqe e madhësisë mesatare
80 gr djathë kaçkavall i grirë
1 kokërr vezë e madhe
kripë, piper, vaj ulliri, arrë moskat
sipas nevojës bukë e thekur e grirë
Përgatitja:
Si fillim qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të vegjël. Në zjarr vendosim një tigan, hedhim qepën, bizelet dhe patatet. Hedhim kripë e piper dhe i lëmë në zjarr duke shtuar herë pas here nga pak ujë, deri në momentin që do shohim se patatet dhe bizelet janë zbutur ndjeshëm. Pasi i grijmë në mikser të gjitha, i lëmë mënjanë që të ftohen.
Në një tas të madh, përziejmë, përziejmë perimet e grira, pak majdanoz, vezën, djathin e grirë, arrë moskat, dhe pak bukë të thekur të grirë. Nga masa do të përftojmë një brumë që nuk duhet të ngjisë. Më pas, vëmë një tigan me pak vaj ulliri në zjarr. Lagim duart dhe marrim pak nga brumi dhe i japim formë të sheshtë os errumbullake, sipas dëshirës. I skuqim në tigan dhe janë gati.