Emri mund të bëj shumë të famshëm, edhe nëse bëhet fjalë për një futbollist peruan dhe që nuk është në vëmendje për shkak të cilësive individuale. Kështu, është edhe rasti i lojtarit Osama Vinladen, emri i të cilit sjell në mendje terroristin famëkeq Osama Binladen që është organizator i rrëzimit të kullave binjake.
Futbollisti Vinladen është shprehur se shpeshherë ka menduar të ndryshoj emrin, ndërsa thekson se vëllai i tij ka një emër po aq të diskutuar siç është Sadam Hysein.
“Kam menduar seriozisht ta ndryshoj emrin, por tani jam mësuar dhe nuk më bën përshtypje. Vëllai im quhet Sadam Husein dhe fëmijës tim të tretë do t’ia vendosja emrin Xhorxh Bush, por lindi vajzë. Këto janë emra që janë marrë nga lajmet në televizion.
Mendoj se në Peru është edhe një person që quhet Hitler. Në histori duhet të ketë edhe ndonjë Jezus që ka bërë keq, nuk mendoj se është e drejtë të limitohet mundësia për t’i vendosur emër fëmijëve”, u shpreh Osama Vinladen