Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

”Qytet Studenti” një arenë sherri për dhomat e konvikteve, policia ndërhyn dhe ushtron dhunë ndaj vajzave

16:26 / September 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një godinë e ndërtuar për akomodimin e studentëve, me fonde të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian, me standardet e një hoteli me disa yje, ka shërbyer si një mollë sherri ndërmjet studentëve që kërkonin të regjistroheshin në të dhe administratës së Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, çka ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë.

Studentët që nuk arritën të regjistroheshin akuzojnë administratën e kësaj rezidence për korrupsion dhe se dhomat janë dhënë në bazë të njohjeve. “Erdhëm që në mëngjes, isha i 44-ti në radhë, por nuk më regjistruan”, thotë një nga studentët. Kjo godinë ka 30 dhoma dyshe dhe 1 dhomë për persona me aftësi ndryshe. Kushtet brenda tyre janë shumë të mira krahasuar me dhomat në godina të tjera në Qytetin Studenti.

“Kam ardhur në 3 të mëngjesit, zura radhën. Ata bënë një listë dhe u regjistrova”. Drejtori i kësaj rezidence, i pyetur në lidhje me akuzat e studentëve se ka funksionuar miku për të siguruar një dhomë: “Godina e re është pjesë e projektit të rikonstruksionit të godinave të Qytetit Studenti me efikasitet energjik, ku në fazën e parë ka përfunduar rikonstruksioni i 5 godinave dhe pritet të nisë faza e dytë me 14 godina të tjera”. Por pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, shihet qartë që efektivët e Policisë përdorin forcën fizike ndaj vajzave studente.

dhoma konvikt Policia Qytet Studenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026

Bilanci i policisë për janarin: 107 operacione dhe 498 të arrestuar

12:06 / February 7, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.