Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qytetarët, 15% tatim për qiratë dhe dhuratat – Pr.ligji/ Tatohen trashëgimitë dhe të ardhurat nga lojërat e fatit!

14:26 / June 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët shqiptarë do të tatohen me 15 për qind për të ardhurat që marrin nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme si ambiente banimi apo komerciale. Projektligji i ri për “tatimin mi të ardhurat” përcakton të gjitha të ardhurat e individëve për të cilat do të duhet të paguhet tatim. Kështu, neni 60 i draftit të hedhur për konsultim, citon se: individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj apo marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri ose jashtë saj, do të paguajnë një normë tatimore prej 15 për qind mbi vlerën.

Dhurata në këtë rast nënkupton pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara pa ndonjë kompensim në këmbim. Ndërsa termi “trashëgimi”, nënkupton pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre. Sendet nga dhuratat dhe trashëgimia vlerësohen me vlerë nominale ose vlerën e tregut, cila prej tyre është vlera më e madhe.

Ndërkohë që në këtë pikë projektligji përcakton disa përjashtime ligjore. Konkretisht, përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në radhë të parë dhe të dytë; dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme. Edhe në këtë rast, përjashtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi. Ndërkohë kjo normë tatimore do të paguhet edhe për honoraret dhe interesat bankare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Defekti që paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA, ja çfarë e shkaktoi, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë përsëri

14:59 / November 15, 2026

Shqipëria luan “finale”/ Në orën 18:00 në Budapest, kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë

13:35 / November 15, 2026

Maratona e Tiranës, në garë edhe personat me aftësi të kufizuara/ Vlerësohen me çmime, Bisha: Sporti është për të gjithë

12:57 / November 15, 2026

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.