Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Qytetarët dhe bizneset vijojnë të mbjellin pemë për Tiranën, i bashkohen nismës

21:27 / March 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj bashke me qytetare per mbjelljen e pemeve 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parkut të Liqenit Artificial i shtohen pemët dita-ditës. Shumë qytetarë dhe biznese i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë më shumë gjelbërim qytetit, në plotësim të misionit për Pyllin Orbital.

Kësaj here, pjesë e nismës është bërë edhe institucioni i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kryebashkiaku Erion Veliaj e vlerësoi angazhimin e qytetarve që mbjellin pemë dhe që duan një Tiranë më të pastër, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së kësaj nisme nga të gjithë për të patur një qytet më të mirë për brezat e ardhshëm.

“Sot ka qenë një ditë fantastike: dhjetëra qytetarë në cepa të ndryshëm të parkut të Liqenit kanë dhuruar pemë. E mbyllëm këtë ditë mbjelljesh me Erion Kokën. Ndonjëherë ka njerëz që thonë: Unë e bëj punën time për shtetin! Njëri punon kryetar bashkie, tjetri në mirëmbajtjen e rrugëve, dikush tjetër mund të jetë polic ose ushtarak, por unë besoj se një shtetar i mirë, një zyrtar i mirë, është edhe një qytetar i mirë. Pra, përtej punës, çfarë energjie i japim këtij qyteti, mbi atë që, le të themi, është norma jonë e detyrës? Jam sot shumë mirënjohës për Erionin, për dhjetëra ushtarakë, policë, dhjetëra mjekë, infermierë, që përtej angazhimit të tyre publik marrin përsipër edhe një angazhim qytetar!”, tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohje për çdokënd që bëhet pjesë e aksionit të bashkisë për të mbjellë pemë, ndërsa ftoi çdo qytetar që të shfrytëzojë festat apo ditë shënuara të tyre, si një angazhim personal që secili mund të japë për një qytet më të mirë. “Jemi në gjysmë të planit tonë për këtë vit, kemi edhe një muaj e gjysmë për të thyer prapë rekordin. Dua të ftoj të gjithë të mbjellim pemë për 14 marsin, Ditën e Verës, të mbjellim një pemë për fëmijët që do jetë këtu gjithë jetën. Kush mbjell një pemë, jo vetëm që nuk këput pemë, por nuk ofendon, nuk flet me zë të lartë, nuk hedh mbeturina në tokë dhe unë besoj se më shumë se mbjellje fidanësh e pemësh, është më shumë mbjellje e një kulture dhe një mentaliteti të ri në këtë hapësirën ku mbillen idetë tona, që është kultura jonë qytetare”, tha kreu i Bashkisë.

mbjellja pemet Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre

11:00 / July 18, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026

Tragjedi në Tiranë, vetëmbytet gruaja/ Mister shkaqet që shtynë 40-vjeçaren drejt aktit ekstrem

11:09 / July 16, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.