Qytetarët nuk ngurojnë të japin mendimet e tyre për çështjen e arrestimit të ish-zv/kryeministrit, deputetit të PS-së Arben Ahmetaj. Një qytetar i ka bën thirrje që të mos kthehet në Shqipëri sepse sipas tij, në vend janë bërë krime edhe më të rënda dhe të akuzuarit nuk e kanë vuajtur dënimin.
“Përshëndetje Bashkim! Kam një mendim për Ahmetajn. Nuk e di nëse më kuptoni, por ai nuk duhet të kthehet në Shqipëri për 10 vjet, sa t’i falet dënimi. Nuk duhet të kthehet për arsye se këtu janë bërë krime shtetërore, janë vrarë dhe njerëz dhe nuk janë futur në burg.
Pa u futur këta në burg, nuk mund të merren vendime të tjera. Unë nëse po më dëgjon ai kudo që të jetë, i them që nuk duhet të kthehet pa marrë parashtrimin. I lutem Zotit Ahmetaj, të mos kthehet. Nuk duhet të mos kthehet sepse siç të thash dhe një herë, këtu janë bërë krime dhe më të rënda”, tha ai në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”.