Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qytetari i kërkon vërtetim për lejen e legalizimit, Lame: Tani të marr Edi Ramën në telefon?

19:52 / August 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan lame telefon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë procesit të thënies së lejeve të legalizimeve, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u përball me një qytetar i cili kishte 3 vite që kishte bërë regjistrimin, por akoma nuk kishte marrë lejen e legalizimit.

Lame iu përgjigj se atë e kap ligji i vjetër dhe pritet miratimi i VKM-së, ndërsa qytetari kërkoi një vërtetim për këtë gjë, çka bëri që Lame t’i përgjigjet me batutë që i vetmi konfirmim është që të marrë në telefon kryeministrin Rama nëse është firmosur.

Banori: Përshëndetje, jam banor i lagjes. Çështjen e legalizimit doja ta shtroj. Kam 3 vite që kamë bërë regjistrimin. Shkoj dhe më përcjellin. Shtëpinë e kam përballë ambasadës. Mendoj se trualli është i shtetit dhe duhet ta paguaj.

Lame: Është çështje VKM-je. Kam përshtypjen se për ata që nuk kanë qenë në tokën e tyre duhet një vendim qeverie, duke u mbledhur 500 apo 1000 emra se s’mund t’i çohet kryeministrit vetëm një emër. Kjo procedurë ishte formale dhe me ligjin e ri e kemi hequr. Ty të ka kapur ligji i vjetër me VKM dhe kanë mbetur 2 të fundit. Je te të fundit dhe duhet të presësh 1 muaj ose 2 muaj.

Banori: Këtë që thua ti duhet një konfirmim që ta vërtetoj.

Lame: Konfirmimi i vetëm është që të marr Edi Ramën në telefon dhe t’i them o Edo a të ka ardhur aty.

Banori: Jo se ai nuk merret me këto punë.

Lame: Unë dua një nga vajzat e drejtorisë që ta mbajë shënim emrin për ta verifikuar te listat, se ajo listë po shkon drejt shuarjes.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, 7.5 milionë lekë sanksione për shkeljet në financimin e fushatës së 11 majit

11:21 / October 30, 2026

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:00 / October 30, 2026

SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tedera

10:58 / October 30, 2026

“Vendoret 2027”, Begaj nis konsultimet/ Presidenti takon kreun Kuvendor të PS, pret edhe përfaqësues të PSD

10:30 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.