Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qytetet australiane po përvëlohen, rrezikohen kafshët në kopshtet zoologjike

18:35 / January 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa Europa dhe pjesë të tjera të globit po ngrijnë në temperatura nën zero dhe të mbuluar nga bora, qytetet australiane po përvëlohen.

Një valë e pazakontë të nxehti ka goditur pjesën juglindore të Australisë, me parashikuesit e motit që paralajmërojnë për temperatura rekord përpara fundjavës.

Katër ditët e kaluara ishin mes 10 më të nxehtave të regjistruara ndonjëherë, me temperaturat që arritën deri në 50 gradë Celsius në disa zona të caktuara.

Në kushte të tilla, me probleme po përballen edhe kafshët në kopshtet zoologjike të vendit. Luanët e detit ushqehen me peshq të ngrirë, elefantët nuk dalin nga uji dhe gjirafat pijnë vetëm ujë me akull. Kështu, kafshët në Kopshtin Zoologjik të Sidneit, po përpiqen t’i bëjnë ballë të nxehtit.

“Ata po ia dalin mbanë mirë. Notojnë shumë, çdo mëngjes dhe pasdite, për të zbutur të nxehtin. Është shumë e këndshme t’i shohësh ata”, tha Tim Bennett, kujdestar i elefantëve.

Por, këto kafshë janë sidoqoftë të privilegjuara. Në pjesë të tjera të vendit, thatësira dhe i nxehti nuk po kursejnë askënd dhe asgjë. Mbi një milion peshq kanë ngordhur përgjatë brigjeve të lumenjve, me autoritetet që po punojnë për të instaluar disa aerostatë në rrjedha, për të ruajtur nivelet e oksigjenit të domosdoshëm për peshqit.

 

australian zoologjik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.