Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

09:20 / May 8, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
patra2 xrm
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale dhe për të shijuar ritmin e jetës urbane. Një studim i ri, i publikuar nga Daily Mail dhe realizuar nga platforma Compare the Market, ka zbuluar qytetet më të përshtatshme dhe më pak të përshtatshme në botë për këmbësorët.

Mynihu, qyteti më mikpritës për këmbësorët
Në krye të listës ndodhet Mynihu në Gjermani, i cilësuar si qyteti më i mirë për të ecur në këmbë. Sipas studimit, 86% e popullsisë jeton brenda një kilometri nga një zonë pa makina, ndërsa 85% kanë akses të shpejtë në shërbime shëndetësore dhe arsimore. Qyteti bavarez ofron gjithashtu një përvojë të shkëlqyer për turistët, pasi shumë prej atraksioneve të tij ndodhen në distanca të arritshme në këmbë.

Milano dhe Varshava ndjekin
Në vend të dytë renditet Milano në Itali – i njohur për modën, kulturën dhe kafenë e mirë – me 80% të popullsisë që jeton pranë shërbimeve themelore, si shëndetësia dhe arsimi. Po ashtu, qyteti ka një rrjet të gjerë korsish biçikletash dhe zonash të përshtatshme për ecje.

Varshava, kryeqyteti i Polonisë, zë vendin e tretë. Përmasat kompakte të qytetit dhe prania e zonave pa makina, si Parku i njohur Łazienki, e bëjnë atë ideal për këmbësorët.

Top 5 plotësohet nga Helsinki dhe Parisi
Në vendin e katërt renditet Helsinki, ku 85% e popullsisë jeton pranë zonave pa makina. Parisi, një nga qytetet më të vizituara në botë, renditet i pesti, me të njëjtin përqindje popullsie që ka qasje të lehtë në shërbime bazë.

Patra, ndër qytetet më të këqija në botë për këmbësorët
Ndërsa disa qytete shkëlqejnë për infrastrukturën miqësore ndaj këmbësorëve, të tjera lënë për të dëshiruar. Në fund të listës ndodhet Johanesburgu në Afrikën e Jugut, i ndjekur nga një emër surprizues: Patra, qyteti i tretë më i madh në Greqi.

Sipas studimit, Patra është qyteti i dytë më pak i arritshëm për këmbësorët në botë, për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme, si rrugët ose shtigjet për këmbësorët. “Ashtu si në Kajro, mungojnë rrugë të dizajnuara posaçërisht për ecje në zonat jashtë qendrës”, thekson raporti.

Në vijim të listës së qyteteve më të pafavorshme për këmbësorët renditen dy qytete nga Teksasi, SHBA: Dallas dhe Hjuston, ndërsa Manila, kryeqyteti i Filipineve, mbyll pesëshe më të keqe.

Ky studim nënvizon rëndësinë e infrastrukturës urbane për mirëqenien dhe jetesën aktive të qytetarëve, si dhe ofron një udhëzues të vlefshëm për turistët që dëshirojnë të zbulojnë qytetet nëpërmjet ecjes.

ecur kembe keqija qytete shetitje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjekmarkaj propozon Komisionin estetik: Të jepen çmimet Miss Oratoria dhe Miss Fjalimi, Toni Gogu kryetar jurie

20:18 / June 16, 2025

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

19:40 / June 16, 2025

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit, grupi sulmues i Marinës Amerikane “Nimitz” niset drejt Lindjes së Mesme

19:07 / June 16, 2025

VIDEO/ Zegjine Çaushi-Bardhit: Kur nuk flet për mua, s’të dëgjohet zëri o Gazo. Do të më kesh përballë çdo ditë

17:34 / June 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.