Denver thotë se po bëhet qyteti i parë në SHBA që nis një skemë të ardhurash minimale të garantuara për të pastrehët.
Projekti është një iniciativë bamirësie e krijuar nga një rezident i dedikuar ndaj qytetit të tij, që është gjithashtu kryebashkiaku Mark Donovan, shkruajnë mediat vendase.
Kjo do të thotë që janë pagesë e përmuajshme pa kushte do të bëhet për të gjithë qytetarët që nuk kanë një shtëpi.
Iniciativa kërkon të ndihmojë njerëzit në nevojë të cilët përballen me “forma të ndryshme diskriminimi”, thuhet në prezantim, si për shembull prej racës së tyre, klasës ekonomike, orientimit seksual, besimit fetar apo treguesve të tjerë të identitetit.
Zyrtarët thonë se mënyra sesi skema do të funksionojnë është kalimi i $2 milionë fonde me qëllim që të pastrehët të marrin $1,000 për 12 muaj radhazi.